Arrestohet një person Prizren, dyshohet se ofroi 40 euro për të mos raportuar prerjen e kundërligjshme të druve

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i kishte ofruar ryshfet një mbikëqyrësi të Parkut Nacional në Dragash, në këmbim të mosprocedimit të rastit për prerje të kundërligjshme të druve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari dyshohet se i kishte ofruar ankuesit dy herë nga 20 euro, pasi kishte prerë dru në mënyrë të kundërligjshme brenda zonës së parkut.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika