Arrestohet një polic i Serbisë në Jarinje, i konfiskohen fishekë dhe para

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas raportit policor 24-orësh, në bagazhin e veturës së tij janë gjetur 51 fishekë dhe 9,900 euro të cilat i janë konfiskuar, njofton Dukagjini.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.

“PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02. Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika