Arrestohet një punonjës civil i Policisë për ngacmim seksual ndaj një të miture
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), kanë arrestuar sot një punonjës civil të Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ngacmim seksual ndaj një të miture. Sipas njoftimit të IPK-së, hetimet kanë nisur pas pranimit të informatave se punonjësi civil – i cili nuk posedon autorizime policore – dyshohej për […]
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), kanë arrestuar sot një punonjës civil të Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ngacmim seksual ndaj një të miture.
Sipas njoftimit të IPK-së, hetimet kanë nisur pas pranimit të informatave se punonjësi civil – i cili nuk posedon autorizime policore – dyshohej për përfshirje në këtë rast.
“Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës (së mitur) të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Arrestimi është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, IPK ka rekomanduar suspendimin e tij nga pozita që mban në Policinë e Kosovës.















