Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte

Është arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, për kryerje të veprës penale "Krimi i luftës kundër popullsisë civile”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për kryerje të veprës penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë të premtën e 29 shtatorit.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

“Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për tu dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika