Arrestohet një serb në Jarinjë, në pronën e tij u gjet një armë dhe sasi municioni
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se këtë të diel në pikën kufitare në Jarinjë është ndaluar një person. Ai ka treguar se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një armë e sasi municioni. “Ka ndodhur arrestim në Jarinjë, po ashtu policia ka kryer bastisje në pronën e […]
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se këtë të diel në pikën kufitare në Jarinjë është ndaluar një person.
Ai ka treguar se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një armë e sasi municioni.
“Ka ndodhur arrestim në Jarinjë, po ashtu policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. Është në proces. Besoj se i dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Hoxha në konferencë për media.
Ndaj arrestimit të J.L. kishte reaguar Lista Serbe dhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Këto dyja e quajtën “persekutim” këtë arrestim dhe thanë se J.L. ishte duke shkuar për në varrim të njërit nga sulmuesit e arrestuar.
“Familjarëve dhe miqve nuk u është dhënë asnjë arsyetim për një sjellje të tillë të punonjësve të policisë në vendkalim, e as nuk u është dhënë arsye për burgosjen e tij”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.















