Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se i ka ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor, në këmbim të shmangies së një gjobe për kundërvajtje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte ndaluar nga një njësi policore, e cila po përgatiste tiketën për kundërvajtje. Në atë moment, ai dyshohet se i ka ofruar policit një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti, derisa njësiti policor ishte duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje, në këmbim të mosshqiptimit të tiketës u ka ofruar një kartëmonedhë prej 20 eurosh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika