Një shtetas serb është arrestuar në qytetin e Vushtrrisë, nën dyshimet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Pas arrestimit dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, për shkak se gjatë kontrollit të dokumenteve i kishte ofruar zyrtarit policor ryshfet. I dyshuari në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.