Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Zveçan, pasi është kapur duke u paraqitur rrejshëm si doganier gjatë një ndalimi nga njësiti policore.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte refuzuar t’i paraqiste dokumentet personale dhe t’i nënshtrohej testit të alkoolit.
I dyshuari është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.
“24.06.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua japë dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe t’i bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti është raportuar dhe iniciuar si “Prezantim i rremë si person zyrtar”.