Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj të mërkurën, nën dyshimin se ka tentuar t’i ofrojë ryshfet një zyrtari policor në pikën kufitare në Merdar.

Rasti ka ndodhur më 28 maj dhe është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas I huaj pasi që, i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitare Merdarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.