Arrestohet një shtetas i huaj në Vërmicë, i gjendet drogë e fshehur në trup

"Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të huaj në pikën kufitare në Vërmicë, pasi të njëjtit pas kontrollimit trupor iu gjend drogë e fshehur, në pjesët intime.

I dyshuari me inicialet G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance.

“Me datën 28.01.2024, rreth orës 02:30, pas regjistrimit në kufi- Vërmicë, të një automjeti të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është dërguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar. Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan. I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance.

Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram. Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e paraburgimit”, thuhet në njoftim e Policisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika