Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Podujevë të mërkurën, nën akuzën për ngacmim dhe fotografim të paautorizuar.

Sipas raportit të Policisë, pas arrestimit i dyshuari është intervistuar nga autoritetet përkatëse dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ku do të vazhdojë hetimi për rastin.

“ Ngacmim&fotografimi dhe inçizime të paautorizuar- Podujevë  01.10.2023-07.02.2024, NN. Lidhur me rastin me datën 11.09.2024  është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimi e Policisë.