Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se prezantoi një dokument të falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se  është arrestuar një shtetas i Serbisë në Jarinje, i cili dyshohet se e ka prezantuar një dokument fals gjoja të lëshuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Pika kufitare në Jarinje

Policia e Kosovës ka njoftuar se  është arrestuar një shtetas i Serbisë në Jarinje, i cili dyshohet se e ka prezantuar një dokument fals gjoja të lëshuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në vijim thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa automjeti me ngarkesë është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se në vendkalim kufitar për transportin e ngarkesës kishte prezantuar një dokument të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, është dërguar në mbajtje, kurse automjeti me ngarkesë për shkak të sigurisë dhe peshës është dërguar në terminal doganorë në Mitrovicë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika