Arrestohet një shtetas i Serbisë për mashtrimin me prona në Prishtinë, dyshohet për përfitim mbi 1.5 milion euro

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar lidhur me rastin e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve për tjetërsimin e një prone në Prishtinë.

Sipas raportit policor, i arrestuari është shtetas i Serbisë dhe është ndaluar të dielën në Vërmicë.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me katër persona të arrestuar më 19 shkurt 2026, me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. kanë falsifikuar dokumente, përfshirë pasaportë të Serbisë dhe dokumente të tjera identifikuese.

Policia njofton se përmes dokumenteve të falsifikuara, të dyshuarit kanë arritur të tjetërsojnë dhe shesin një parcelë toke në Prishtinë, duke mashtruar blerësin dhe përfituar 1 milion e 578 mijë e 180 euro.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë paraqitur një person të rrejshëm si pronar ligjor të parcelës me sipërfaqe prej 36.28 ari, pronë e ankuesit M.T., ndërsa blerësit H.M. i është prezantuar dokumentacion i rregullt përmes noterit.

Gjatë aksionit të mëhershëm policor në pesë lokacione të ndryshme, janë sekuestruar edhe 9 mijë euro para të gatshme, të cilat do të përdoren si provë në procedurë penale.

Me urdhër të prokurorit, shtetasi serb pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa rasti po hetohet për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika