Një shtetas serb është arrestuar nga Policia e Kosovës, respektivisht njësiti për persona të arratisur (FAST).

Sipas njoftimit i dyshuari kishte urdhërarrest ndërkombëtar në Interpol nga Serbia.

“Me datën 10.10.2023, Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar  në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin sipas Policisë “do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”.