Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve u ka ofruar para zyrtarëve.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari serb pasi që i njëjti gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve para. I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.
