Arrestohet një shtetas turk në Prizren, dyshohet se ka rrahur një grua
Një shtetas turk është arrestuar të hënën në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Në njoftimin e Policisë, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. […]
Një shtetas turk është arrestuar të hënën në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.















