Arrestohet një shtetas turk për therjen e 26-vjeçarit në Prizren, i cili vdiq në QKUK

Një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar për rastin e therjes më thikë të 26-vjeçarit nga Prizreni, i cili ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të marra një ditë më herët

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i cili u arrestua të dielën mbrëma për therjen me thikë të 26-vjeçarit në Prizren është shtetas i Turqisë.

Viktima ka ndërruar jetë gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Viktima të shtunën ishte gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Bazhderhane” në Prizren.

Sipas Policisë ai dyshohet se ishte therur dhe më pas ishte hedhur në rrugë nga një veturë.

Vdes personi që u ther me thikë në Prizren, policia arreston të dyshuarin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika