Arrestohet një shtetase e huaj në Aeroportin ‘Adem Jashari’, prezantoi pasaportë false
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të huaj në Aeroportin “Adem Jashari”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e njëjta dyshohet se ka prezantuar pasaportën e një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, njofton Dukagjini. “Është raportuar se në shkuarje është identifikuar e dyshuara femër shtetase e […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të huaj në Aeroportin “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e njëjta dyshohet se ka prezantuar pasaportën e një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, njofton Dukagjini.
“Është raportuar se në shkuarje është identifikuar e dyshuara femër shtetase e huaj, e cila ka prezantuar pasaportën e një shteti tjetër e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Dokumenti është konfiskuar, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.















