Arrestohet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë, dyshohet për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një zyrtar i administratës lokale është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës.

“Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Hetimet janë iniciuar pas pranimit të informatave relevante për ryshfet nga një zyrtar komunal. Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës kompetente. Gjatë realizimit të masës janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale. Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent. Pas intervistimit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit. Hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme që cenojnë integritetin institucional”, njofton Policia./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika