Arrestohet një zyrtar në Partesh për falsifikim dokumentesh, dy të tjerë në arrati
Një person është arrestuar të mërkurën, më 26 shkurt, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në komunën e Parteshit. Dy të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndodhen ende në arrati. Sipas Policisë së Kosovës, rasti daton që nga marsi i vitit 2020, kur të dyshuarit dyshohet se në zyrat […]
Një person është arrestuar të mërkurën, më 26 shkurt, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në komunën e Parteshit.
Dy të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndodhen ende në arrati.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti daton që nga marsi i vitit 2020, kur të dyshuarit dyshohet se në zyrat e gjendjes civile të kësaj komune kanë kryer falsifikime dokumentesh.
“Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.















