Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person zyrtar policor pasi që i njëjti dyshohet për shkaktimin e aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. “Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot […]
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person zyrtar policor pasi që i njëjti dyshohet për shkaktimin e aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.
“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.”
“Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente,” shkruhet në njoftimin e -së.
Ndryshe, ky aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku u përfshinë 4 vetura dhe mbetën të lënduar 4 persona.
Njëri nga të lënduarit ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.















