Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nga personat e dyshuar për tentim vrasje në Prizren është arrestuar

Ilustrim

Njëri nga personat e dyshuar për tentim vrasje në Prizren tashmë është arrestuar, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin  A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim të të dyshuarit për 48 orë.

Ndërsa, rasti mbetet nën hetime.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë të dyshuarve për tentim vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës të hënën kishte shpallur në kërkim gjashtë të dyshuar për tentim vrasje në Prizren, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar të shpallur në kërkim janë, Abedin Zenel Likaj, Hajdin Zenel Likaj, Shaqir Zenel Likaj, Zenel Abedin Likaj, Isuf Shaqir Likaj, dhe Hajdar Abedin Likaj, të gjashtit nga fshati Krajk i Komunës së Prizrenit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se personat kërkohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje ” e cila ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk – Gjonaj të Prizrenit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika