Arrestohet Nol Nushi në Prishtinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dradan Molliqaj , ka njoftuar së është arrestuar bashkë partiaku i  tij Nol Nushi të shtunën e 12 nëntorit rreth orës  16:00  në Prishtinë.

Nol Nushi





“Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug”, ka shkruar Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dradan Molliqaj në Facebook.

Sipas tij, në mënyrë që është arrestuar Nushi i është hapur rruga e arbitraritetit, ku policia mund të arrestojë edhe pa prezantimin e fletarrestit.

“Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla”, ka theksuar Molliqaj.

“Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë duhet të reagojmë për veprime të tilla pasi ka hapësire “për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika