Arrestohet pasi gjuajti në aheng – Iu gjetën revole, një kallashnikov e 201 fishekë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit për gjuajte me armë në një aheng i janë konfiskuar armë dhe mbi 200 fishekë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të njëjtit i janë konfiskuar armë dhe mbi 200 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në një aheng familjar është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 3 revole me gas, një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Godanc të Epërm të Shtimes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika