Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden mijëra euro pa iu ditur prejardhja

Ndonëse i arrestuar fillimisht për dhunë në familje, i arrestuari dyshohet të ketë kryer një tjetër vepër. I njëjti është dërguar në paraburgim prej 48 orësh

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar i dyshuari B.V nën dyshimin fillestar për dhunë në familje.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohej edhe për një vepër tjetër penale. Pas kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur mijëra euro pa ditur prejardhjen e tyre.

“Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjërave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerrë nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat, i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore)”, thuhet në komunikatë.

Bazuar në këtë, i arrestuari dyshohet të ketë kryer veprën “Tregtia e ndaluar”.

Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa paratë i janë sekuestruar.

Hetime të tjera janë në proces.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika