Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është arrestuar për korrupsion, pak ditë pasi u publikua një video skandaloze që tregonte se ai kryente aktivitet seksual në zyrën e tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi arrestimin e tij pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Gjici u arrestua në një lokacion pranë shtëpisë së tij në zonën e vilave gjermane.

Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen nga detyra dhe me anë të një statusi në Facebook tha se kishte rënë pre e një kurthi, të “orkestruar” nga kundërshtarët e tij. Ai shtoi se me vajzën në video kishte marrëdhënie intime dhe se ndihej i  keq ardhur për tradhtinë ndaj njerëzve që i kishin besuar votën.

Gjici mori mandatin e dytë në Bashkinë e Kukësit, në zgjedhjet lokale të 14 majit, duke siguruar 11,623 vota, raporton TOP Chenel, përcjellë Dukagjini.com.