Arrestohet për sulm seksual në Fushë Kosovë, pas intevistimit lirohet në procedurë të rregullt
Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën e kaluar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të […]
Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën e kaluar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.















