Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “tentim dhunimi”.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten e 6 prillit, rreth orës 11:00.

Pas raportimit, viktima grua është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “tentim dhunimi”.