Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se në Komoran, të hënën e shtatë nëntorit është arrestuar personi i cili ishte shpallur në kërkim.

Arrestimi i personit të kërkuar është bërë në orën 15:00.

Tutje, në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, personi në kërkim është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull  kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.