Arrestohet personi i kërkuar nga Interpoli në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 26 nëntorit, rreth orës 20:50 në Gjilan ka arrestuar personin që ishte i kërkuar nga Interpoli për veprën penale "Vjedhje e rëndë"

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përkatësisht Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor të dielën e 26 nëntorit në një pikë kontrolli rutinë me radar ka ndaluar një automjet me tabelat vendore (01).

Policia njofton se kjo veturë është ndaluar rreth orës 20:50 në rrugën e Kamenicës, të cilin e drejtonte A. A. shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

“I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika