Arrestohet personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë

"..Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që ka shkaktuar aksidentin me fatalitet të martën mbrëma në Llapashticë të Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa të përfshira ishin dy vetura.

Pasagjeri që ka mbetur i lënduar nga ky aksident është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekjeprurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika