Arrestohet personi që goditi 6-vjeçaren në sheshin e Prishtinës

Është arrestuar personi i cili ka goditur një vajzë 6-vjeçare, gjatë ditës së diel në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar personi i cili e kishte goditur një vajzë gjashtëvjeçare, të dielën e 15 majit, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, vajza ka qenë duke e ngarë biçikletën në hapësirën e sheshit, në momentin kur i dyshuari e kishte goditur atë me veturë, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po ashtu ka njoftuar që vajza ka pësuar lëndime trupore.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç) pasi, e njëjta, gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore, e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar, dhe, i njëjti, me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika