Arrestohet personi që grisi librin e Kuranit në Prizren, ka të kaluar kriminale

Akt provokues e fyes ndaj myslimanëve po konsiderohet grisja e librit të Kuranit në Prizren. Personi që bëri këtë veprim gjatë së hënës, tashmë është arrestuar dhe dyshohet për vepra penale të nxitjes së urrejtjes. Por, sipas Policisë ai ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje dhe gjithashtu ka pranuar trajtim të detyrueshëm psikiatrik

Në kohën kur besimtarët mysliman në Prizren po përfundonin faljen e namazit të drekës, një person në qendër të këtij qyteti grisi librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin.

Veprimet e tij që i bëri në afërsi të një xhamie, e pranë teqesë, u regjistruan nga kamerat e sigurisë të një biznesi, e që pronari vendosi t’i shpërndaj në rrjete sociale.

“Kojshia po më vjen më tha xhia a po vjen mi kqyr kamerat se një Kuran i shkym ka qenë edhe letrat i kam qu në xhami, me erdh shumë u traumatizova po i kqyrim kamerat po e shohim personin, personin s’po e njeh kerkush, isha i shokuar se s’ka ndodhur më herët…”, ka thënë Halid Jonuzi, pronar i biznesit.

Ai thotë se pas publikimit të videos në rrjete sociale e media, menjëherë është kontaktuar nga Policia e Kosovës, e prokuroria, çka ka rezultuar me arrestimin e personit me inicialet I.P.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet  I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale-  Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik!”.

Ndërkohë që të pahijshëm e provokim në muajin e Ramazanit e vlerësojnë qytetarët në Prizren.

“Aktin e kemi parë na u ka dok një akt shumë i rënd edhe provokativ ne si musliman, për shkaqe bash në muajin e shenjtë të Ramazanit edhe Libri i shenjtë mu ka dok një provokim shumë i madhe, edhe kisha dashtë me u dënu i njëjti”, ka thënë Arlind Rushiti, qytetar.

Zbardhjen e plotë të rastit dhe motiveve që çuan në një veprim të tillë, kërkojnë nga Bashkësia Islame në Prizren.

“Ideja është që personi në fjalë që ka ardhur deri në atë pikë sa për ta gris Kuranin nuk e ka të rastësishëm e ka të frymëzuar dhe të gjitha organet e hetuesisë duhet ta shohin dhe ne jemi të interesuar të e dim a bëhet fjalë për një person të aranzhuar të orkestruar si një lozë e fushatave në prapaskenë a është një predhë e armiqve të popullit tonë siç ishin gjatë vitit 2024, plot predha që na ranë në territorin tonë..”, ka thënë Orhan Bislimaj, kryeimam në Prizren.

Kryeimami në Prizren ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kursehen nga veprimet e tilla, që mund të nxisin urrejtje e tensione. 

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika