Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një person të moshës 21 vjecare, i cili dyshohet se ka vjedhur pajisje në teleferikun e Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

Policia ka njoftuar se vjedhja e këtyre pajisjeve ëshë konsideruar vjedhje e rëndë, kështu sipas tyre, i dyshuari me inicialet V.B (M/K), ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Qendrës së Skijimit.

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij. Dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut, dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.