Arrestohet personi që po kërkohej nga organet e rendit

I dyshuari për përfshirje në veprën penale lëndim i lehtë trupor shtetas kosovar V.L (1996), i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan, është arrestuar dhe më pas ai është dërguar në mbajtje për njëqind e tetëdhjetë ditë

Ilustrim





Një mashkull kosovar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale  ,,Lëndim i lehtë trupor’’, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës bën të ditur se në bazë të Nenin 185  i KPRK-së personi do të dënohet me burgimi prej njëqind e tetëdhjetë  ditësh (180).

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, kanë shkruar në njoftim  policia e vendit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 26.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar V.L. (1996).Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale ,,Lëndim i lehtë trupor’’ nga Neni 185 i KPRK-së me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë (180) ditësh”, shkruan Policia e Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Kësisoj Policia e Kosovës, ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që të identifikojnë personat të cilët kërkohen nga organet e rendit.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, ka përfunduar policia.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika