Arrestohet prishtinasi, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit në trup dhe veturë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Prishtina, pasi në veturën e tij kanë gjetur lëndë narkotike të llojit kokainë

Pamje nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet L.H nga Prishtina është arrestuar nga Njësiti Kundër Kontrabandës në Doganën e Kosovës për posedim të kokainës.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional " EU4FOCAL-ACTION DAYS" pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontroll në vijën e dytë”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu, siç ka njoftuar Policia, pas përzgjedhjes për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit të lartpërmendur, është gjetur një substancë narkotike e llojit kokainë, si dhe është bërë kontrolli trupor i të dyshuarit. Me ç’rast në trupin e tij është gjetur një sasi e vogël e së njëjtës lëndë, e cila pasi është peshuar së bashku duke rezultuar në total 101.82 gram.

“Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

–   Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram,

–   Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë  me peshë 0.82 gram,

–   Një (1) telefon mobil,

–   Vetura me targa vendore”.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit, janë pranuar udhëzime për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tre peshore digjitale dhe tri pako me telefona celularë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika