Arrestohet shoferi që u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit në Arllat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e ndodhur të martën në Arllat, ku për pasojë kishte vdekur këmbësori. Ndërkaq, shoferi ishte larguar atë moment nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për RTV Dukagjini ka treguar se është arrestuar personi që ka shkaktuar mbrëmë aksidentin në Arllat, ku për pasojë ka mbetur i vdekur këmbësori.

Pas aksidentit të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, shoferi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Por, është ndaluar të mërkurën me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili dyshohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Ulaj ka bërë të ditur se Prokuroria dhe Policia po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), i cili është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Ulajt për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika