Arrestohet shqiptari në Stamboll, ishte i njohur me nofkën “mbreti shqiptar i kokainës”

Dritan Rexhepi, i njohur me nofkën “mbreti shqiptar i kokainës”, ishte i kërkuar nga Shqipëria dhe Italia, por është arrestuar në Stamboll

Shqiptari i njohur me nofkën “mbreti shqiptar i kokainës”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në Stamboll.

Rexhepi ishte në kërkim nga Italia dhe Shqipëria për “vrasje me dashje”, “drogë”, “rrëmbim”, “falsifikim” dhe “armë e municione”, derisa mbante pasaportë false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Ai është arrestuar gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi u kap në një vilë luksoze, ndërsa forcat antidrogë gjetën para dhe bizhuteri gjatë operacionit.

Arrestimi i tij është bërë rezultat i punës së përbashkët të kryer nga drejtoritë e Luftimit të Krimeve Narkotike, Inteligjencës, Kundër Kontrabandës së Emigrantëve e kalimeve kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me policinë italiane. /TopChannel

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika