Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bërnjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07.
I dyshuari është arrestuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.