Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë, po kontrabandonte migrantë nga Egjipti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në rimorikon e të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë nga Egjipti, njofton Dukagjini.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij janë gjetur pesë migrantë shtetas të Egjiptit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit”, thuhet në raportin policor.

Të fundit nga rubrika