Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për korrupsion

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill.

Komiteti njoftoi për arrestimin e Ivanovit në Telegram, por nuk dha hollësi të tjera.

Por, 49-vjeçari kishte qenë cak i një hetimi të publikuar në dhjetor 2022 nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i Alexei Navalnyt (FBK).

Sipas FBK-së, Ivanovi i kishte udhëhequr dhe kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në qytetin ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Hetimi gjeti se Ivanovi dhe bashkëshortja e tij, Svetlana, i shpenzuam më shumë se një milion euro për pushime, në qira për vila dhe jahte, dhe për blerjen e stolive dhe rrobave. Ai gjithashtu gjeti se faturat personale të gruas së Ivanovit ishin paguar nga një kompani e lidhur me rindërtimin në Mariupol.

Sipas FBK-së, e cila është ndaluar në Rusi për gjoja ekstremizëm, ministri u shkurorëzua nga bashkëshortja, në mënyrë që ajo t’i shmangte sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Sot është një ditë e mirë”, tha Maria Pevchikh, e cila e udhëhoqi hetimin në FBK.

“Njeriu i përfshirë në hetimin tonë u ndalua nën dyshimin për ryshfet. Në folëm për jetën luksoze të zëvendësministrit të Mbrojtjes Timur Ivanov në vitin 2022”, shkroi ajo në X.

Ivanov ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes me urdhër presidencial në maj 2016.

Ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Revista Forbes e kishte shpallur Ivanovin si njërin nga burrat më të pasur në strukturat ruse të sigurisë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika