Arrestohen dy persona në Skenderaj, dyshohen për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar në Skenderaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas kosovar është realizuar në fshatin Prellolc të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit të detajuar u është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.4 gramësh.

Pas intervistimit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika