Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Seanca dëgjimore po mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan, aty ku janë mbledhur një numër i madh mediash. 

Ndersa, Policia ka bllokuar rrugën “Hamzë Jashari” për qarkullimin e veturave.

Nga ora 10:30 është paralajmëruar fillimi i seancës dëgjimore për pesë policët që dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se masa e sigurisë e kërkuar për pesë zyrtarët policorë është paraburgim prej 30 ditësh.

https://www.facebook.com/share/v/1Aw9BBfsEu/