Arrijnë në Kosovë edhe dy gazetare nga Ukraina

Të dielën e 17 korrikut kanë arritur dy gazetare ukrainase në Prishtinë, të cilat do të strehohen dhe të ushtrojnë punën e tyre në kuadër të programit programit “Journalists in Residence - Kosovo” të mbështetur nga Qeveria e Kosovës

Pritja e gazetareve ukrainase në Kosovë nga an e AGK-së, 17 korrik 2022, Prishtinë.

 

Oksana Chykanchy dhe Iryna Synelnyk janë dy gazetaret ukrainase që arritën në Kosovë të dielën e 17 korrikut. Sipas Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, gazetaret ukrainase erdhën në Kosovë për shkak të luftës që po zhvillohet në vendin e tyre. Ato do të vazhdojnë aktivitetin e tyre prej gazetareje në Kosovë.

Gazetaret janë pritur nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, juristja e mediave Flutura Kusari dhe nga kolegia e tyre Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase e ardhur në Kosovë.

‘’Synelnyk dhe Chykanch – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists – EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës’’, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Në kuadër të këtij programi, deri më tani në Kosovë janë strehur gjashtë gazetarë ukrainas.

“ ‘Journalists in Residence – Kosovo’, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës’’, thuhet në njoftim të AGK-së.

Gazetarët ukrainas vijnë në Kosovë, priten nga AGK

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika