Arrijnë në Kosovë edhe dy gazetare nga Ukraina

Të mërkurën, kanë arritur dy gazetare ukrainase në Kosovë, të cilat do të strehohen dhe do të ushtrojnë punën e tyre në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo” të mbështetur nga Qeveria e Kosovës

Pritja e gazetareve ukrainase në Kosovë nga an e AGK-së, 12 tetor 2022, Prishtinë.


Të mërkurën e 12 tetorit, Kosova ka mirëpritur edhe dy gazetare nga Ukraina.

“Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova – janë dy gazetaret e radhës ukrainase që kanë mbërritur sot në Kosovë”, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Troitska dhe Solodovnikova do të strehohen në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkaq më 17 prill, Kosova ka strehuar gazetaren e parë nga Ukraina.

Gazetarja e parë ukrainase që kishte arritur në Kosovë, Lyudmila Makey ishte pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq së fundmi, më 17 korrik, Kosova ka pranuar dy gazetare ukrainase në Kosovë.







Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika