Arrin në 17 numri i viktimave nga sulmet ruse, Zelensky me apel te aleatët për ndihmë

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike dhe dronë, duke vrarë të paktën 17 persona, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se dërgimi i sistemeve ajrore “mund të kishin shpëtuar jetë”.

Në një nga sulmet më vdekjeprurëse në Kiev dhe rajonin e kryeqytetit këtë vit – i cili filloi pas mesnatës së së mërkurës ku të paktën 45 persona u plagosën pasi u goditën ndërtesa banimi, një stacion hekurudhor dhe depo.

Ukraina, e cila vazhdimisht u ka kërkuar aleatëve më shumë raketa “Patriot” të prodhuara në SHBA për t’u mbrojtur kundër balistikës ruse, nuk ka raportuar të ketë interceptuar asnjë nga raketat në sulmin e natës.

Zelensky shtoi se vonesat në marrjen e sistemeve anti-balistike nga partnerët çojnë në “viktima dhe shkatërrime të tmerrshme”.

Presidenti më vonë tha se furnizimi me raketa nga aleatët ishte “zvogëluar ndjeshëm” këtë vit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte goditur qendrat logjistike dhe qendrat e furnizimit në Kiev dhe rajonin përreth.

“Këto qendra ishin të përfshira në ruajtjen, shpërndarjen e armëve të ndryshme dhe furnizimeve ushtarake, si dhe në prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve ajrore pa pilot”, tha ajo.

Gjithashtu tha se kishte goditur tre anije mallrash “të cilat po transportonin armë dhe pajisje ushtarake” pranë portit të Odesës në Detin e Zi.

Rusia godet Ukrainen me raketa, të paktën 14 të vravë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika