Arrin në 45 numri i ankesave kundër Ligjit të Pagave

Numri i ankesave që ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbërritur në 45. Siç ka thënë Petrit Çollaku, zëdhënës i Avokatit të Popullit, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat.

Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri i kanë marrë më të ulëta.

Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë ligj të rritet çdo ditë e më shumë.

E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.

Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.

Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.

Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë:

  • Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
  • Sindikata e Policisë së Kosovës
  • Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
  • Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
  • Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
  • Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
  • Këshilli Prokurorial i Kosovës
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  • Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
  • Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
  • Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
  • Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
  • Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  • Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
  • Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
  • Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
  • Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
  • Auditorët e brendshëm
  • Infermierët
  • Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
  • Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës

Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar kishte miratuar Ligjin për pagat në sektorin publik, pa qenë pjesë e tij shuma e koeficientit për t’u ditur se sa do të marrin pagën mbi 80 mijë punëtorë në sektorin publik.

Më pas, në janar të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Por, për t’u kalkuluar paga bazë e secilit punonjës, Qeveria e Kosovës më 1 shkurt 2023, kishte marrë vendim për procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, përmes së cilës përcaktohej shuma e koeficientit, e cila sipas këtij ligji ishte 105 euro.

Me 9 shkurt 2023, Kuvendi e miratoi në lexim të dytë këtë ligj, përderisa përkundër mospjesëmarrjes në votim të këtij projektligji nga ana e opozitës dhe pretendimeve të tyre për shkelje kushtetuese, ata nuk kishin proceduar me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese brenda afatit kushtetues dhe ligjor prej tetë ditësh.

Në këtë mënyrë, në ditën e fundit të muajit shkurt, presidentja kishte dekretuar Ligjin si të tillë dhe ai ishte publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, tashmë inicimi i rastit në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet vetëm përmes Avokatit të Popullit dhe prej një bashkësie deputetësh prej 30, brenda periudhës kohore prej 6 muajsh që nga hyrja e ligjit në fuqi./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika