Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Marokun këtë të shtunë është duke u rritur.

BBC raporton se kjo shifër ka shkuar në 1037.

Kështu ka raportuar televizioni shtetëror maroken, duke cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut.

Ky tërmet ishte me magnitudë 6.8 ballë.

Tërmeti në Marok ka ndodhur vetëm pas orës 23:00 me kohën lokale (22:00 GMT) në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jugperëndim të Marrakeshit.