Arsenali gjen akordin për transferimin e Trossard

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm të mirë para derbit të së dielës ndaj Manchester United.

13 herë kampioni i Premier Ligës ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Brightonit, Leandro Trossard.

Mediat angleze raportojnë se palët janë pajtuar për transferimin në fjalë, i cili do t’i kushtojë klubit nga Londra 21 milionë funte, plus gjashtë të tjera në bazë të paraqitjeve të lojtarit me skuadrën e tij të re.

Kur jemi te ‘topçinjtë’, këta të fundit nuk arritën të transferonin ukrainasin Mykhailo Mudryk gjatë janarit, pasi ishte Chelsea që në fund mori në radhët e veta 22 vjeçarin e talentuar.

Sidoqoftë, kalimi i belgut Trossard te skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta, pritet të sjellë freski dhe përvojë sidomos në fazën e sulmit, për të cilën tani ka shumë nevojë lideri i Premier Ligës.

Lojtari pritet të prezantohet së shpejti te skuadra kuqebardhë, ndërsa me shumë gjasë do të jetë i përfshirë në skuadër për derbin e së dilës ndaj Manchester United, që luhet në Emirates Stadium.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika