Arsenali ofron 68 milionë euro për Caicedon
Lideri i Premier Ligës, Arsenali, ka bërë një ofertë prej 68 milionë eurosh drejt Brightonit për Moises Caicedon. Mikel Arteta dëshiron të ketë në mesfushë Caicedon, për të vazhduar garën drejt titullit të Premier Ligës. Ndërkaq, Chelsea kishte bërë një ofertë prej 62 milionë eurosh këtë janar, por që ishte refuzuar pasi Brighton shpreson ta […]
Lideri i Premier Ligës, Arsenali, ka bërë një ofertë prej 68 milionë eurosh drejt Brightonit për Moises Caicedon.
Mikel Arteta dëshiron të ketë në mesfushë Caicedon, për të vazhduar garën drejt titullit të Premier Ligës.
Ndërkaq, Chelsea kishte bërë një ofertë prej 62 milionë eurosh këtë janar, por që ishte refuzuar pasi Brighton shpreson ta mbajë Caicedon.
Kësisoj, mediat ndërkombëtare raportojnë se bisedimet do të hyjnë në fazën finale sa i përket të ardhmes së Caicedos.















